Bayern Munichu ka mposhtur AEK-un e Athinës me rezultat 2 me 0 për të forcuar pozitën e parë të grupit në Ligën e Kampionëve.
Dy golat erdhën në pjesën e dytë kur realizuan Javi Martinez dhe Robert Lewandowski.
Me këtë fitore Bayerni ka shtatë pikë, tre më shumë se Ajaxi në pozitën e dytë.