Kosova nis me fitore në “IHF Trophy”

Kosova nis me fitore në “IHF Trophy”

23 October 2018 20:36

Përfaqësueset U-20 dhe U-18 të Kosovës i kanë nisur me fitore garat në "IHF Trophy" të hendbollit që ka nisur të martën dhe po mbahet në Prishtinë.

Hendbollistët e ekipit U-20 të Kosovës, në ndeshjen e zhvilluar në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve kanë triumfuar bindshëm ndaj Britanisë me shifrat 38:17, raporton Koha Ditore.

Ndërkohë, ekipi U-18 gjithashtu ka mposhtur Britaninë, por me rezultatin 33:24. Nesër U-20 i Kosovës do të luaj kundër Irlandës (18:00) derisa ekipi U-18 prej orës 16:00 do të përballet me Moldavinë.

IHF Trophy, ka për qëllim zhvillimin e hendbollit në vendet ku ky sport nuk është shumë i zhvilluar. IHF Trophy organizohet nga Federata Ndërkombëtare e Hendbollit (IHF), ndërsa e drejta e organizimit të kësaj gare për Evropë i është dhënë Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Gara që nisi të martën në Prishtina, do të zhvillohet për grupmposhën U-18 e U-20 dhe do të zgjasë deri të dielën (28 tetor). Por, vetëm për U-20 është e hapur mundësia që të shkohet në botëror.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme