Sport

Galatasaray stërvitet në Kosovë

Xhudistet e klubit të madh turk, Galatasaray, janë duke stërvitur në Kosovë, ka njoftuar të martën Driton Kuka, trajner i Kosovës në xhudo.

Klubi pejan Ippon dhe ai Galatasaray kanë bashkëpunim shumë të mirë. Si rezultat i këtij bashkëpunimi, xhudistet e klubit turk shpesh qëndrojnë për stërvitje në Pejë, përkatësisht në palestrën e klubit Ippon.

Galatasaray është prej klubeve më të mëdha të xhudos në Evropë. Xhudistet turke në Pejë do të qëndrojnë dhjetë ditë.

Për klubin turk në garën më të madhe evropiane të klubeve dhe në kampionatin turk, garojnë xhudistet më të mira të Kosovës.