Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta, raportohet se është afër bashkimit me Interin.
Sipas mediave italiane, 61-vjeçari do të largohet nga klubi dhe shumë shpejt do të jetë i lirë për të vazhduar karrierën te skuadrat tjera.
“Corriere dello Sport” shkruan se ndalesa e ardhshme e tij do të jetë Interi, me të cilin klub ka nisur bisedimet.
Marotta mund të marrë këtë rol nga janari.