Sport

Merovci, “ekspert” për të inkuadruar skuadrat në Superligë

Klubi i basketbollit Feronikeli, ditë më parë luajti ndeshjen e parë zyrtare në basketbollin e Kosovës pas themelimit në muajin gusht.

Garën në Ligën e Parë, ekipi nga Drenasi e nisi me fitore, duke e mposhtur Prishtinën e Re (78:71).

Njëri prej koshashënuesve më efikas te Feronikeli ishte krah-qendra Mustafë Merovci (202 cm). Ai ndeshjen e mbylli me "double-double" prej 10 pikëve e 15 kërcimeve. Këso statistika ai ka pasur shumë gjatë karrierës, edhe me ekipet më të mira në Kosovë dhe për këtë, te Feronikeli vlerësojnë se 30-vjeçari është i duhuri për t'i shtyrë drejt Superligës.

Në të vërtetë, Merovci është i njohur për ndihmën që u jep ekipeve për inkuadrim në elitë. Ai ka hiç më pak se pesë tituj kampioni në këtë nivel garash me pesë skuadra të ndryshme... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)