Sport

Fundi i një epoke: Messi e Ronaldo jashtë El Clasicos për herë të parë pas më shumë se një dekade

Fundi i një epoke: Messi e Ronaldo jashtë El Clasicos për herë të parë pas më shumë se një dekade

El Clasico e ardhshme spanjolle do të jetë e pazakontë. Barcelona dhe Reali do të përballen të dielën e ardhshme pa dy lojtarët që e kanë përcaktuar shumë herë këtë klasike në dekadën e fundit.

Reali ka mbetur pa Cristiano Ronaldon që gjatë verës e la klubin për të kaluar te Juventusi, ndërsa Barcelona do të luajë pa Lionel Messin që u lëndua në përballjen e së shtunës ndaj Sevillës.