Barcelona ka shënuar fitore në derbin e sotëm ndaj Sevillës, 4-2.
Megjithatë, jo gjithçka ka shkuar në të mirë të Barcelonës, pasi në këtë takim u lëndua Leo Messi, transmeton Koha.net.
Argjentinasi u detyrua të lëshojë fushën në minutën e 26 të takimit pasi lëndoi krahun, për t’i lëshuar vendin Dembeles.
Golin e parë e shënoi Coutinho në minutën e dytë pas asistimit nga Messi, i cili dhjetë minuta më vonë e dyfishoi epërsinë pas asistimit nga Suarezi.
E Suarezi shënoi golin e tretë për Barçën në minutën e 63. E golin e fundit për vendasit e shënoi Rakitiq në minutën e 88.
Për mysafirët shënuan Sarabia, në minutën e 79, dhe Muriel në 90+1.
Barcelona në krye të tabelës ka 18 pikë, derisa Sevilla me dy pikë më pak mban vendin e tretë.