Sport

Bayerni këndellet, fiton ndaj Wolfsburgut

Pas dy humbjeve me radhë Bayern Munichu i është kthyer fitoreve duke mposhtur Wolfsburgun me rezultat 3 me 1.

Kampioni gjerman që po vinte në këtë takim nga humbjet prej Hertha Berlinit dhe Borussia Monchengladbachut, nisi mirë takimin me golin e realizuar nga Robert Lewandowski që dyfishoi epërsinë në fillim të pjesës së dytë.

Weghorst realizoi për 2 me 1 ndërsa për rezultatin përfundimtar 3 me 1 u përkujdes James Rodriguez.

Me këtë fitore Bayerni ngjitet në pozitën e dytë me 16 pikë, katër më shumë se Dortmundi që sot mposhti Stuttgartin 4 me 0.