Sport

Hazardi mund të qëndrojë përgjithmonë te “Blutë”

Ylli i Chelseat, Eden Hazard, beson se mund ta përfundojë karrierën në klubin që thotë se është i lumtur.

Hazard së fundmi është folur shumë se do të jetë zëvendësues i Cristiano Ronaldos në Madrid dhe sulmuesi belg nuk e ka mohuar se do t’i pëlqente një lëvizje e tillë, transmeton KTV. 

“Mund ta përfundoj karrierën në Chelsea. Nuk ka fare problem. Jam shumë i lumtur me këtë klub, me bashkëlojtarët, familja ime është e lumtur këtu. Nëse nuk shkoj në Spanjë, nuk është problem. I dua tifozët dhe ata kanë simpati për mua poashtu! Çfarëdo që ndodh në të ardhmen, do të jem i lumtur përsëri, kaq”, ka deklaruar Hazard për Sky Sports.