Roma po mendon të përforcojë mesfushën për sezonin tjetër me Hector Herreran.
Futbollisti meksikan ka kontratë me Porton deri në fund të këtij stinori dhe të dyja palët kanë vendosur që mos ta vazhdojnë bashkëpunimin, transmeton kp.
Kësisoj klubi portugez i ka dhënë lirinë lojtarit që nga janari të fillojë negociatat me ekipet e interesuara për të.
Corriere dello Sport shkruan, se presidenti i Romës, James Pallotta ka dhënë dritën e gjelbër për të nisur bisedimet me lojtarin në mënyrë që ta bindin për t’u transferuar në Itali.
Roma duhet ta mposht konkurrencën e Arsenalit, i cili tash e sa kohë interesohet për reprezentuesin e Meksikës.