Sport

Robbeni thotë se Bayerni nuk është në krizë

Bayern Munichu nuk ka bërë një fillim të mirë të sezonit dhe aktualisht renditet në pozitën e gjashtë në Bundesligë.

Por ecuria negative e ekipit, sipas Arjen Robbenit nuk është shqetësuese dhe sipas tij nuk bëhet fjalë për krizë.

34-vjeçari gjithashtu mbështet edhe trajnerin Niko Kovaq, i cili ka qenë në qendër të kritikave javët e fundit, transmeton KP.

“Duhet të qëndrojmë të qetë brenda skuadrës, pasi duhet të përmirësojmë disa gjëra”, ka thënë Robben. “Nëse mendojmë dhe brengosemi shumë, atëherë gjërat nisin të shkojnë keq”.

“Kur i bënë ndeshjet e fundit më të mëdha sesa që ishin, atëherë e fut veten në krizë. Në fakt ne nuk kemi kurrfarë krize. Kovaq është ambicioz dhe fitues. Ai po mundohet të gjejë rrugën e duhur për të na kthyer sërish në rrugë të mbarë”, ka theksuar holandezi.