Sport

Conte në radarin e Realit

Mediat italiane raportojnë se Antonio Conte është në radarin e Real Madridit.

Sipas Corriere dello Sport gjiganti spanjoll do të bëjë së shpejti ofertë për ish-trajnerin e Chelseat, transmeton Koha.net.

Trajneri italian është pa klub që nga largimi nga Stamford Bridge gjatë verës dhe konsiderohet njëri nga kandidatët si zëvendësues i mundshëm i Julen Lopetegui, i cili nuk e ka nisur aq mirë me Los Blancos.