Costa kërkon rritje të pagës Foto: Reuters

Costa kërkon rritje të pagës

17 October 2018 22:47

Sulmuesi spanjoll, Diego Costa kërkon rritje të pagës tek Atletico Madridi.

Costa iu ribashkua Atletico Madridit një vit më parë dhe ka një pagë prej 8 milionë eurosh në vit.

Megjithatë, paga e tij është shumë larg nga ajo e Antoine Griezmannit, i cili këtë verë ka vazhduar kontratën dhe paguhet rreth 20 milionë euro në vit.

Ndonëse të dy lojtarët kanë marrëdhënie të mira, mediat spanjolle shkruajnë që Costa ka shprehur pakënaqësinë që brenda klubit ka dallime kaq të mëdha në paga, transmeton KP. 

Madje ish-futbollisti i Chelseat ka kërcënuar klubin, që nëse nuk ia rrisin pagën, do të transferohet në Kinë, ku do të mund të përfitojë më shumë para.

Kujtojmë se Costa nuk ka realizuar asnjë gol në La Liga, që nga muaji shkurt.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme