Sport

Real Madridi kundër ndeshjeve në SHBA

Foto: Reuters
 

Radio stacioni spanjoll “Cadena Ser” ka publikuar një letër, të cilën Real Madridi e ka dërguar në adresë të Federatës së Futbollit Spanjoll, si kundërshtim i idesë për të luajtur ndeshje në SHBA.

Ndeshja e parë që pritet të luhet në Miami, si pjesë e marrëveshjes së La Ligas për të zhvilluar ndeshje kampionale jashtë Spanjës, është ajo ndërmjet Gironës e Barcelonës, e paraparë, në janar të vitit të ri, transmeton KTV.