Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

12 pikë të Osmanit në fitoren e Turqisë

Basketbollisti shqiptar, Erxhan Osmani, ishte prej më të mirëve te Turqia në ndeshjen e së martës ndaj Belgjikës.

Në Tbilisi, Turqia fitoi me rezultat 78:63 ndaj Belgjikës, në ndeshjen e grupit A të Eurobasketit. Osmani në parket qëndroi mbi 17 minuta, ndërsa kontribuoi me 12 pikë e dy kërcime. Alperen Sengun ishte më i miri te Turqia me 24 pikë, tetë kërcime e gjashtë asistime.

Te Belgjika u dallua Haris Bratanoviq me 15 pikë e pesë kërcime.

Turqia tani i ka tri fitore e një humbje në grupin A. Belgjika ka dy fitore e dy humbje. Të mërkurën Turqia luan me Spanjën, ndërsa Belgjika me Bullgarinë.

Artikuj të ngjashëm