Sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu në një deklaratë për portalin Koha.net ka thënë se biletat nuk do të shiten nëpër selitë e Z-Mobile për shkak të konfliktit të interesit me sponsorin gjeneral, Ipkon.
Salihu ka thënë se brenda ditës do të zgjidhet problemi për shpërndarjen e biletave dhe se FFK-ja do të dalë me një njoftim për shitjen e biletave.
Të martën është raportuar se prej sot nga ora 12:00 do të fillonte shitja e biletave për ndeshjen e Kosovës kundër Ishujve Faroe që zhvillohet të hënën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
“Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se për shkak të disa paqartësive pikat e shitjes së biletave për ndeshjen Kosovë – Ishujt Faroe do të ndryshojnë. Lidhur me pikat e reja të shitjes së biletave FFK do të dalë me njoftim në orën 15:00”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
-
Dalin në shitje biletat për ndeshjen ndaj Ishujve Faroe
-
FFK-ja pret të respektohet ligji gjatë shitjes së biletave
-
Shitjet ilegale të biletave, FFK-ja thotë se nga ndeshja e ardhshme biletat vetëm online
-
Sonte ndeshja Kosova - Ishujt Faroe
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ta mbështetur Kosovën ndaj Ishujve Faroe