Sport

Ndër “Ambasadorët Shqiptarë të Sportit” Majlinda Kelmendi, Lorik Cana, Luan Krasniqi...

Shpallen nominimet për çmimet “Ambasadorët Shqiptarë të Sportit”, një iniciativë kjo e re për të promovuar imazhin e Shqipërisë përmes sportit.

Ky event nderon për herë të parë sportistët dhe trajnerët shqiptarë për performancën jashtë Shqipërisë. Presidenti i shoqatës “Ambasadori i Futbollit Gjerman”, Roland Bischof, mori fjalën në konferencë si iniciuesi i kësaj nisme, duke theksuar se ky event do të mbështesë të gjithë sportistët jashtë Shqipërisë, që e meritojnë dhe kanë përçuar vlera.