Pronari i Chelseat, Roman Abramovich, duket se është dorëzuar para milionave të hedhura nga pronarët e rinj të Manchester City dhe Paris Saint Germain vitet e fundit duke vendosur që t’i “dorëzojë” çelësat e ekipit londinez një tjetër pronari.
E teksa e bleu në 2003-shin për 140 milionë funte, Abramovich bëri menjëherë diferencën mes klubeve angleze duke ofruar emra të mëdhenj e duke paguar për ta shifra marramendëse.
Por paratë e hedhura nga sheikët e City dhe PSG duket se kanë lënë hije rusin, i cili ka vendosur që të heqë dorë nga Chelsea, për një shumë “modeste” prej 2 miliardë funte, bën të ditur “The Sunday Times”.
Abramovich ka angazhuar bankën “Raine Group” të New Yorkut në përgatitje për shitjen e klubit.
Banka thuhet se ka vlerësuar klubin në 2 miliardë funte dhe Chelsea ka angazhuar këshilltarët e vet, eksperienca e të cilëve la rezultuar e suksesshme pasi kanë ndihmuar Manchester City të shesë një 13 për qind të aksioneve të klubit tek “China Media Capital” për 265 milionë funte në 2015-ën, transmeton kp.
Është e paqartë nëse Abramovich do të shesë të gjitha aksionet, apo një pjesë të tyre, por lëvizja vjen në një kohë kritike për Chelsean, të cilët falë dështimeve në sezonet e fundit e mungesës së parave duket se kanë vështirësi të konkurrojnë në merkato mes më të mirëve në Evropë.
-
Abramovich pranon oferta prej tre miliardë funtesh për shitjen e Chelseat
-
Vendimi i Abramovichit për ta shitur Chelsean shënon fundin e një epoke të jashtëzakonshme
-
Abramovich: Kam vendosur ta shes Chelsean
-
Abramovich i gatshëm ta shesë Chelsean për 2.5 miliardë funte
-
Ish-pronari i Chelseat, Abramovich e humb sfidën ligjore kundër sanksioneve të BE-së