Sport

Prishtina mendon për largimin nga garat shkaku i skandalit të trukimeve

 

Video-incizimi i publikuar ku shihet gjyqtari Bajram Gashi, teksa tregon se i ka ndihmuar Dritës, në fitoren ndaj Prishtinës, 1:0 edicionin e kaluar ka bërë që edhe klubi i Prishtinës të reagojë rreth këtyre deklaratave.

Kryetari i FC Prishtinës, Remzi Ejupi, në një prononcim për Sportin në KTV, ka komentuar deklaratat e gjyqtarit Bajram Gashi, duke thënë se ky nuk është rasti i parë në futbollin e Kosovës.