Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

1000 golat e Messit dhe Ronaldos

Në “El Clasicon” e fundit, që u zhvillua më “Camp Nou” e që përfundoi në barazim 2-2, shënuan të dy lojtarët më të mirë në botë, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

Portugezi realizoi golin e barazimit 1-1, ndërsa argjentinasi atë të epërsisë së përkohshme 2-1 të “bluagranave”.

Një tjetër “El Clasico” ku nuk mund të mungonte rivaliteti i madh mes dy futbollistëve që nuk kanë patur konkurrentë në dekadën e fundit, përveçse njëri-tjetrin.

Messi realizoi golin e 551-të me Barcelonën në të gjitha garat, ndërsa Ronaldo të 449-in me Realin.

Statistikat janë të thjeshta për t’u kuptuar: së bashku Messi dhe Ronaldo kanë arritur shifrën e 1000 golave për dy gjigantët e futbollit spanjoll, transmeton ksp.

Edhe A duhet Messi t’i gjuajë penalltitë? Shifrat thonë që jo Botërori 2026 2 j. më parë A duhet Messi t’i gjuajë penalltitë? Shifrat thonë që jo

Finalizimi i Messit ishte i 382-ti në La Liga me Barçën, 100 të tjerë i ka realizuar në Champions, 48 në Kupën e Mbretit dhe 12 në garat tjera.

Në “Camp Nou”, të dielën, Ronaldo gjeti golin numër 310 në La Liga. Portugezi gjithashtu ka shënuar 105 gola në Champions me klubin “Merengues”, 22 në Kupën e Mbretit, dhe 12 të tjerë (sa Messi) në garat më pak të rëndësishme.

Të dy kanë të njëjtin kundërshtar të preferuar, Sevillan. Messi u ka shënuar 31 gola andaluzianëve, ndërsa Ronaldo 27.

Argjentinasi 449 finalizime i ka me këmbën e tij të preferuar, të majtën, 78 me të djathtën dhe 22 me pjesë të tjera të trupit.

Ronaldo 298 gola i ka shënuar me të djathtën, 81 me të majtën dhe 69 me kokë dhe pjesë të tjera të trupit.

Edhe Messi vendos rekord ndaj Egjiptit Botërori 2026 2 j. më parë Messi vendos rekord ndaj Egjiptit

Messi ka shënuar 218 gola jashtë “Camp Nout”, ndërsa Ronaldo 193 larg “Santiago Bernabeut”. Në shtëpi kanë respektivisht 243 gola Messi dhe 317 Ronaldo.

Shërbyesi i preferuar i Messit është Dani Alves, me 42 asiste për gol, ndërsa i Ronaldos Karim Benzema, me të njëjtin numër asistesh.