Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Zbritjet e nëntorit në “Minimax”

Koleksionet e rrobave të dimrit përfshijnë artikuj të shumtë. Secila sezonë sjell edhe stile të ndryshme por në mot të ftohtë konsumatorët kërkojnë veshëmbathje komode e të ngrohta.

Të tilla me shumë zbritje mund të gjinden aktualisht në “MINIMAX”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përveç xhaketave e të mbathurave të thella, në veshjet e dimrit gjithmonë hyjnë edhe pajisjet për skijim.

Zbritjet që nisin në fillim të nëntorit, në “MINIMAX” do të vazhdojnë përgjatë muajit dhe në të gjithë sektorët, transmeton Koha.

Pandemia ka ndikuar edhe në këtë dikaster të ekonomisë. Një vit më parë përgatitjet për të premten e zezë, ditën me zbritje të mëdha kishin nisur kaherë por sivjet sipas Butrint Mustafës nuk dihet nëse do të ketë ngjarje të tillë.

Për ta bërë më të lehtë blerjen gjatë kohës së pandemisë, MINIMAX së fundmi e ka lansuar edhe platformën online.

Përveç rrobave për të rritur në Minimax gjeni edhe gardërobë për fëmijë. Kuzhina dhe pjesën tjera të shtëpisë mund të dekorohen nga produkte të firmave të shumta të këtij sektori që po ashtu ndodhet në këtë qendër tregtare.