Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Ushtrimet për kondicion te fëmijët për fizik e shëndet të mirë

Me të përfunduar mësimet, këta fëmijë takohen me trajnerin e tyre, i cili i ushtron gjithnjë për të qenë në një formë të mirë fizike.

Një aktivitet i rregullt fizik për fëmijët do të thotë shëndet për ta.

Këta fëmijë janë sportistë të cilët kanë zgjedhur që e gjithë dita e tyre të jetë plotësisht e lidhur me aktivitet fizik.

Është Alban Dobroshi, trajner kondicioni, i cili kërkon disiplinë strikte te sportistët që i ushtron gjatë javës.

Janë mosha të ndryshme që ushtrojnë për kondicion, por pjesa më e madhe e tyre u përkasin sporteve të ndryshme, tashmë rutinë e gjithsecilit.

Obeziteti është tejet i shprehur te fëmijët në vend, thekson Dobroshi. Kjo është arsyeja që ai punon me fëmijët, duke i këshilluar vazhdimisht edhe për mënyrën e të ushqyerit shëndetshëm.

Edhe Aktivizimi i fëmijëve në sport për t’i mbajtur larg teknologjisë SOT Aktivizimi i fëmijëve në sport për t’i mbajtur larg teknologjisë

Futbollistë, teniserë e hendbollistë, janë sportistët që angazhohen në ushtrimet që ua rekomandon trajneri i kondicionit. Kishte të tillë që me raste e kishin thyer rregullin e rekomanduar nga trajneri për mënyrën e të ushqyerit.

Trajneri Dobroshi, përkrahje ka gjetur edhe te prindërit, të cilët sipas tij, çdoherë e më shumë po i aktivizojnë fëmijët në sport për të mirën e tyre fizike e mendore.