Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Trofta, më e kërkuara në Vërmicë

Në distancë jo të largët prej njëri-tjetrit, në Vërmicë të Prizrenit, ndodhen restorante të shumta e që njihen për gatimin e peshkut.

Restorant “Liqeni” me traditë 40-vjeçare, e përgatitë troftën të cilën e merr nga Istogu, vend që njihet për kultivimin e këtij lloj peshku.

Ky restorant prej kohësh në hapësirat e tij posedon edhe basenin ku e vendos troftën të cilën pronari Bledi Sulaj, tregon se e ushqejnë dy herë gjatë ditës për ta mbajtur në peshë konstante.

Trofta aty, sipas Sulajt, mbetet porosi e vazhdueshme e kërkuar nga klientët.

Me 20 vjet përvojë pune, kuzhinieri i këtij restoranti mundësoi përcjelljen e përgatitjes hap pas hapi të troftës, deri në shërbimin e saj.