Domatet e trangujt janë ato që po vilen në Krushë të Madhe të Rahovecit.
Kujtim Hoti i këput edhe domatet me ngjyrë portokalli dhe tregon se pas qëndrimit një ditor, qoftë edhe në terr, ato marrin ngjyrë të kuqe.
Ndërkaq, trangujt i ndan në dy kategori, njërën prej të cilave edhe tash e plason në treg, raporton KOHA.
Siç njihen krushianët, edhe Kujtim Hoti duket punëtor e mikpritës. Për të parë edhe më afër se çfarë vilet nga serrat e Krushës së Madhe, Hoti tregon është i gatshëm për t’ua ofruar të tjerëve mundësinë që t’i vjelin vetë perimet që duan t’i blejnë.
Për shkak të pandemisë, por edhe reshjeve, ky nuk ka qenë vit i mirë për shumë fermerë në këtë fshat. Mirëpo, te fermeri Kujtim Hoti, vjelja po shkon ashtu siç e kishte planifikuar.
Hoti tregon se serrat e cilësisë së mirë i kanë ruajtur domatet dhe trangujt e tij nga reshjet e forta.
Faktin se ka mundur të marrë kredi për serrat e tij dhe marrjen e serrës nga Ministria e Bujqësisë e cilëson si fat.