Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Trajtimi i argjilës për enë e copëza arti

Janë bërë më shumë se 10 vjet prej kur Laura Sllamniku-Kryeziu e hapi studion e parë të trajtimit të baltës.

Që nga fillimi, Laura ka vërejtur se ka interesim nga të tjerët që të mësojnë më shumë për këtë fushë arti.

Ajo filloi të punojë në një hapësirë të vogël që më pas, me rritjen e interesimit për pjesëmarrje lëvizi në një studio më të madhe.

E tash kjo studio mirëpret edhe nxënës që vijnë për ta sfiduar veten me një aktivitet të ri, i cili përdoret edhe për relaks.

Dina Spahiu ka ardhur për herë të parë derisa shfaqi interesim në atë që krijoi.

Mjellma Doli ka vendosur të mësojë për trajtimin e baltës që ta zbulojë anën e saj kreative.

Edhe pse për përpunimin e argjilës kishte interesim prej të gjitha grupmoshave, Laura kishte vendosur që të fillojë me kursin për fëmijë si një mundësi për të ushtruar aktivitete që nuk përfshihen në shkollat në Kosovë.

Pjesëmarrëset e këtij kursi për të rritur janë të gjitha të gjinisë femërore, edhe pse Laura thotë të ketë pasur interesim edhe nga gjinia mashkullore, por jo edhe pjesëmarrje.

Laura Sllamniku-Kryeziu thotë që kur punon me baltë tërë ngarkesën e përditshmërisë së saj e shkarkon në krijimet e saj.

Në punë, ajo i praktikon 3 teknika kryesore e të gjitha kanë të bëjnë me përpunimin e baltës me dorë.

Me që Laura ka diplomuar në pikturë e vëren që nuk mund të largohet nga kjo edhe gjatë punës me baltë.

E në të ardhmen, ajo shpreson që kur të përfundojnë kurset, ta shfaqë një ekspozitë me punimet e pjesëmarrësve.

 

Artikuj të ngjashëm