Shkallët me ngjyrat e galaksisë i shpien vizitorët deri te teleskopi i observatorit në Prishtinë. Qëllimi i të gjithëve që po vijnë është që të shohin Hënën si dhe planetet si Jupiteri, Saturni dhe Marsi.
Kushtet e mira atmosferike janë ato që bënë që hëna bashkë me planetët e tjera të kapen nga syri i vizitorëve të observatorit në fillim të muajit nëntor, sqaron Suhel Ahmeti, njëri nga pjesëtarët e klubit të astronomëve amatorë në Kosovë.
E pjesë e shumë vizitorëve që pjesë të eksperiencave të tyre e bënë vrojtimin e planetëve, ishte edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, me familjen e tij. Ata të gjithë e shijuan pamjen, nga e cila u mahnitën.
Për kryetarin Rama observatori është kthyter në atraksion në kryeqytet.
Të vegjlit ishin ata që me padurim prisnin ti kalonin shkallët të cilët i dërgonin me vrojtim në galaksi.
Duke qenë diçka e re në Prishtinë, që funksioni iu rikthye pas shumë vitesh, shumë njerëz u bënë pjesë në funksionalizimin e tij. Njëra ndër ta është edhe Jana, që puna e saj e përditshme është në misionin e OKB-së në Kosovë, por dashuria për artin e sjell çdo herë në observator.
Edhe
Fëmijët përplot kuriozitet vizitojnë observatorin e Prishtinës
E të rinjtë që pjesë të mbrëmjeve të tyre kanë pasur rastin ta bëjnë vrojtimin në teleskop, gjithçka që kanë për të thënë është një mesazh për bashkëmoshataret.
Astronomët, me shpresën që moti të vazhdojë të jetë i mirë premtojnë organizime të tjera vrojtimi.
Observatori në Prishtinë u hap në korrik të këtij viti.