SOT

Shërbim 10-vjeçar për të cilin ka pak interesim

Ka tash e 10 vjet prej kur Filatelia e Postës së Kosovës ka futur në shërbim pullat postare të personalizuara.

Gjatë kësaj dekade nuk është se ka rritje të interesimit për këtë shërbim, tregon Fitesa Asllani – Ibrahimi.

Arsyet, tregon ajo janë të ndryshme, po kryesisht mbetet zhvillimi i teknologjisë e mundësia e komunikimit aty për aty.

Megjithëkëtë, puna në Filatelinë e Postës së Kosovës puna nuk po ndalet. Qoftë për pullat e zakonshme edhe për ato të personalizuara.

Disa nga rastet kur kërkohen ato janë festat e ndryshme, si ditëlindjet, fejesat, martesat e ngjare të tjera të veçanta.

Festat e fund vitit janë koha kur shkëmbehen më shumë letra, kartolina e dhurata. Ibrahimi tregon se atëherë edhe dizajnët janë më festive e të bukura.

Për të rast i veçantë mbetet dërgimi i një pulle postare në Indi, të cilën e ka porositur dikush që i koleksionon ato.

Çmimi i pullave postare varet nga çmimorja e shërbimeve, ku ai minimal është 0.30 cent dhe mund të shkojë deri në 2.10 euro.