Si një nga karakteristikat e stinës së vjeshtës dhe dimrit, përveç turshisë është edhe lëngu me ngjyrë rozë, rasoji.
Mihane Avdullahu e ka mbushur pothuajse gjithë dhomën me shishe të renditura një nga një, pas konservimit të lakrës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër 63-vjeçarjen kjo punë është kthyer në rutinë, sepse ajo ka mbi 10 vjet që përgatit produkte të tilla e i pastaj i shet.
E ka më shumë se një dekadë që nuk e ka ndryshuar as recetën e përgatitjes së këtij lëngu.
Hudhra, majdanozi e uji janë disa nga produktet kryesore të kësaj pijeje, por ajo që i jep ngjyrën është lakra e kuqe.
Megjithatë, duhet pasur kujdes me sasinë e tyre.
Nuk diskutohet që çdo punë kërkon mund e përkushtim, por sipas Avdullahut përgatitja e rasojit përmban një teknikë të thjeshtë e të shpejtë.
Deri në konsumim, lakra duhet të qëndrojë në një hapësirë të freskët për mbi 20 ditë.
Rajosin nga duart e Mihanes mund ta gjeni në shishe të vogla e në kavanoza qelqi.
Ajvari, reçeli, uthulla e mollës, specat e lakra turshi janë produktet që i përgatit Mihanja sa herë që vjen sezoni i vjeshtës e të cilat i shet në tregun mobil në Prishtinë.
Tashmë ajo thotë se ka fituar klientët e saj besnikë, të cilët më së shpeshti zgjedhin ajvarin.
Rasoji ka veti të mira ushqyese dhe është një nga lëngjet më të pasura me vitaminë C. Shpeshherë përdoret për forcimin e imunitetit, si dhe për pastrimin e organizmit, por nuk duhet tepruar me konsumimin e tij sepse ka sasi të madhe të kripës.