Mirjeta Shatri e fillon secilën ditë të saj me synimin që t’i ndihmojë fëmijët të komuniteteve.
Krahas shkollimit, nëpërmjet organizatës “GAIA Kosova” dhe programit të tyre për arsim joformal, nxënësit ndihmohen në plotësimin e njohurive në të gjitha lëndët.
Programi për arsimin joformal vepron në qytetin e Graçanicës për 4 vjet me radhë.
E, Mirjeta e filloi punën e saj vullnetare në këtë organizatë në vitin 2017, ku si pikënisje e kishte punën me fëmijët romë, ashkali dhe egjiptian.
Deklaratë: Mirjeta Shatri
Edhe
Vetëm 31% e fëmijëve romë, ashkalinj e egjiptianë arrijnë arsimin e mesëm të lartë
Arti është njëra ndër fushat që fëmijët ndihmohen nga organizata, thotë Mirjeta, e cila shton se nxënësit janë shumë bashkëpunues e të hapur.
Një organizatë tjetër me qëllim të njëjtë, vetëm se për studentë, është “Roma Versitas Kosova”.
Burhan Gashi është pjesë e kësaj organizate dhe me punën e tij tenton që t’i ndihmojë studentët e komuniteteve në mundësinë e përfshirjes edhe në fakultetet ku ata studiojnë.
Asistencë u ofrohet edhe në përgatitjet për tregun e punës.
Edhe
Raporti i Progresit alarmon për mbylljen e qendrave mësimore, në MASHTI s’kanë informatë
E së fundmi, Mirjeta dhe Burhani po përfshihen në projektin për të mbledhur fonde për të siguruar pajisje elektronike për nxënësit e Graçanicës.
Përveç kësaj, fëmijët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian që jetojnë në Graçanicë mësojnë edhe gjuhën serbe.