Gurët me shkëlqim, laramania e ngjyrave dhe format gjeometrike janë detajet më të shprehura në stolitë që po kërkohen më së shumti në fillim të këtij viti.
Shumë prej tyre janë trend i vazhduar që nga 2020-a.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPavarësisht moshës e gjinisë, shumica i preferojnë bizhuteritë e thjeshta, por të cilat e kompletojnë një dukje, qoftë ajo e përditshmërisë apo edhe për mbrëmje.
Pjesë e një pamjeje të kompletuar, përpos varëseve, unazave dhe vathëve, janë edhe stolitë për flokë, shallet dhe broshët.
E, ato stoli që i bëjnë ballë edhe kalimit të viteve janë perlat, byzylykët e vathët klasikë.
Sa u përket festave, gjatë të cilave kërkohen më së shumti stoli të tilla, janë 7 dhe 8 Marsi e Viti i Ri. Kërkohen shumë edhe gjatë sezonit të verës.
Tash që stinët e nxehta janë duke afruar, një detaj i rëndësishëm për dukje të kompletuar janë edhe syzet e diellit, modelet klasike të të cilave kërkohen më së shumti.