Shumicën e ditëve i nis duke vrapuar në Gërmi.
Përtej shtigjeve të parkut më të madh të Prishtinës, Labinot Salihu ka edhe një hobi tjetër. Atë të mbledhjes së kërpudhave .
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDerisa arrin në majën më të lartë të Prishtinës, atë në Butovc, gjen edhe kërpudha të cilat në këtë rast mund edhe të konsumohen.
Koha me shi e me diell, si ajo e vjeshtës, është ideale për kërpudha, thotë Salihu, i cili i njeh mirë edhe llojet e atyre që mund të gjenden në Gërmi e vende të tjera të Kosovës.
Derisa në Brezovicë gjeti ato që njihen si kërpudha ombrellë e që njihen për shije unike.
Por, Kosova ka edhe kërpudha të rrezikshme. Aq sa mund të shkaktojnë edhe vdekjen. Për këtë, Labinoti apelon që ata që i mbledhin në natyrë të kenë kujdes para konsumimit.
Me një peizazh të bukur prej ku duket tërë Prishtina e me pasuritë që ka, Gërmia, sipas Salihajt, që punon edhe si këshilltar i kryetarit Shpend Ahmeti është aseti më i madh për Prishtinën.
Përveç kërpudhave, në Gërmi mund të gjenden edhe fruta të egër, sikurse molla e lajthia.