Muajt e dimrit përveçqë janë më të ftohtë zakonisht përcillen edhe me grip e viroza.
Shkak i kësaj, sipas raporteve nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare të shëndetësisë, ka bërë që të rritet edhe numri i pacientëve në spitale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE për këtë dietologia dhe nutricionistja Qëndresa Bilurdagi tregon se si të shëroheni nga gripat përmes ushqimeve të shëndetshme.
Sipas saj, vitaminat A, D, Omega 3, si dhe ajo C janë ndër më të rëndësimet gjatë dimrit, të cilat merren duke konsumuar pemë dhe perime.
Mollët, bananet e shegat janë disa prej frutave më të rëndësishme për një imunitet më të mirë.
Shkollimin për këtë profesion Bilurdagu e kreu në Turqi, ndërsa prej disa vjetësh merr pjesë në aktivitete të ndryshme që kanë të bëjnë me të ushqyerit e shëndetshëm.
Zyrën ku ajo punon e ka në qendër të Prizrenit, thotë se të shumtë janë personat që konsultohen me të për dietat apo mënyrën e të ushqyerit shëndetshëm.
Shpeshherë përveç fushës në lëmin e vet, ajo u ka ligjëruar rreth ushqimeve të shëndetshme edhe personave të prekur me kancer të gjirit.