Nuk iu deshën më shumë se katër muaj që ta finalizojë skulpturën prej metali, të parin krijim të tij.
Vullnet Halabaku nga Pozharani i Vitisë, prirjet për artin e skulpturës po i shfaq ndryshe nga çdo artist tjetër.
Atë që po e vizualizon tashmë me metale, 25-vjeçari e ka nisur herët, por fillimisht vetëm në letër.
Metalin e hekurinat e hedhura ai i kthen në përdorim e sjell vepra arti me to.
I riu nga Pozharani është autodidakt në punën që po e bën, gjë e cila e bën të ndihet mirë, pasi që thotë se vetëm kështu mund të jetë unik në krijime.