Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Jetesa midis vetëm tri shtëpive të banuara në Radashec

15 kilometra në periferi të Prishtinës ndodhet fshati Radashec.

Peizazhi piktoresk që ofron ky fshat e ajri i pastër janë vetëm disa nga tiparet që e karakterizojnë.

Nga 16 familje sa jetonin në këtë fshat, rezidente kanë mbetur vetëm dy.

Ka vite prejse është shpërngulur nga fshati i tij i lindjes.

Është ky Sylejman Berisha, i cili thotë se nuk do të largohej asnjëherë nga fshati i tij po t’i plotësonte kushtet esenciale jetesa atje.

Edhe Mes Evropës e Kramovikut, jetesa e vendësve dhe mërgimtarëve në fshatin e Rahovecit JETA Mes Evropës e Kramovikut, jetesa e vendësve dhe mërgimtarëve në fshatin e Rahovecit

Atmosfera që mbretëronte dikur në këtë fshat është e freskët në kujtesën e ish-banorit Berisha.

Thuajse çdo ditë të javës në fshatin Radashec shkon Rrustem Berisha.

Aty e ka shtëpinë e odën e vjetër, të cilën e ka rinovuar për t’i kaluar shpesh edhe javët.

Mungesa e energjisë elektrike, e rrjetit të internetit, për pjesëtarët e tjerë të familjes së tij, e pamundëson jetesën e përhershme atje.

Fshati Radashec i Prishtinës veçohet edhe për tokat pjellore që e mundësojnë kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore e zhvillimin e bletarisë si veprimtari.

Edhe Selaca, fshati me bukuri të rrallë që po braktiset nga banorët SOT Selaca, fshati me bukuri të rrallë që po braktiset nga banorët

Por për Rrahim Berishën, të jetuarit në një fshat me vetën dy familje është e vështirë.

Shtëpinë e ka në fshat, por jetën e bën në qytet. Ky është përfaqësuesi i fshatit.

Sipas tij, po të ekzistonin kushtet esenciale për jetesë aty, do të ktheheshin edhe familjet e tjera.

Shpërngulja gjithnjë e më shumë e banorëve ishte shkas që të mbyllej edhe shkolla e vetme e fshatit.

Edhe Fshati i djegur i Mitrovicës që u rindërtua pas luftës JETA Fshati i djegur i Mitrovicës që u rindërtua pas luftës

Megjithëse edhe gjatë periudhës kur ajo ishte funksionale, banorët theksojnë të ketë pasur numër të vogël nxënësish.

Radasheci për ish-banorët mbetet vendi më i dashur, por vetëm për vizita të kohëpaskohshme, ndërsa janë banorë të tjerë ata që blejnë parcela në këtë fshat për ndërtime atje.