Të punosh me elektricitet nuk është edhe aq e lehtë, e madje shpeshherë rrezikshmëria është e lartë.
Naim Lezi nga fshati Shirokë i Suharekës njihet për aftësinë që ka në punën prej elektricisti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdhe pse i verbër, pasioni për një zanat të tillë nuk e pengoi asnjëherë.
Çdo prishje të rrymës në shtëpi ai e rregullon vetë, e shpeshherë për orientim krah të djathtë ka bashkëshorten Mexhide.
Në Shirokë janë të shumta familjet që kishin aranzhuar Lezin që t’u ndihmonte në kyçje të sistemit të energjisë elektrike.
Por, sipas tij, ka pasur edhe paragjykime dhe dyshime rreth aftësisë së tij duke pasur parasysh mungesën e shikimit.
Për lidhjen e kabllove nuk e ka problem, por në dallimin e ngjyrave thotë se i është dashur ndihma e të tjerëve.
Lezi për t’ia bërë vetes më të lehtë e ka krijuar vetë një pajisje që para kyçjes së energjisë e siguron atë se rregullimi është në rregull dhe që nuk e rrezikon jetën e tij.