SOT

Frika e fëmijëve për shkurtimin e flokëve

Shumë fëmijë kur ballafaqohen me diçka të re në jetën e tyre, ata shfaqin frikë.

Një frikë e zakonshme është edhe vizita e parë për të shkurtuar flokët. Zhurma e makinave për shkurtim e fytyra e panjohur e floktarit mund të jenë arsyet që ata e shfaqin shqetësimin e tyre që në hyrje të një hapësire të re.

Mirëpo një ambient të ngrohtë për fëmijët që duan të shkurtojnë flokët e ka krijuar Besfort Mehmeti nga Prishtina.

Interieri brenda hapësirës së lokalit ka bërë që të jetë shumë tërheqës për fëmijët.

Atyre përderisa u shkurtohen flokët mund të shijojnë pamjet me personazhet më të pëlqyera për ta.

Ai tregon këshillat që secili prind duhet t’i ketë parasysh para se ta sjellë fëmijën në këtë ambient të punës.

Ai thotë se ka pasur raste kur fëmija kishte refuzuar të hynte brenda për shkak të frikës, mirëpo Besforti këtë shërbim e kishte kryer edhe jashtë lokalit, përderisa fëmija ishte duke u zbavitur me lodra.

E pse fëmijët i ndiejnë këto frika, tregon psikologu klinik, Visar Sadiku.

Ai thotë që kur fëmija ballafaqohet me një situatë të re, prindi fillimisht duhet të kryejë i pari atë veprim dhe t’i qëndrojë pranë në mënyrë që ta ndjejë fëmija sigurinë.

11-vjeçari Reis Sejdiu dhe 8-vjeçari Leon Sinani flasin për takimin e parë që kishin pasur me floktarin, e që tani ata janë iniciatorë që ta marrin një shërbim të tillë nga Besforti.