SOT

Filloi sezoni i korre-shirjeve në rrafshin e Kosovës

Pothuajse të gjitha tokat e fshatit Llugaxhi janë të mbjella me grurë.

E korriku zyrtarisht është koha e ndezjes së kambanave për të nisur korrje shirjet.

Ky proces zgjat pak ditë, andaj, kërkon shumë punë dhe angazhim nga bujqit që ta korrin grurin e tyre e pastaj ta dërgojnë në mulli.

I tillë është Nuhi Magashi nga fshati Llugaxhi i Lipjanit, arsimtar i pensionuar, i cili thotë se rendimentet e grurit në këtë vit nuk kanë qenë shumë të mira.

Në rrafshin e Kosovës, e sidomos në Komunën e Ferizajt dhe Lipjanit, procesi i korrje-shirjeve këtë vit ka filluar më herët se zakonisht për shkak të thatësirës së madhe që ka qenë e pranishme në këtë anë.

Ai shpreson se Ministria e Bujqësisë do t’i ndihmojë atij nëpërmjet subvencioneve që parashihen për hektarët që bujqit kanë në pronësi, ku edhe tregon shifrat që ministria ka caktuar.

Sipas ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, këtë vit, ministria do të subvencionojë bujqit me 0.03 cent për çdo kilogram grurë, ndërsa një hektarë do të subvencionohet me 474 euro, përfshirë vlerën e akcizës së naftës e cila arrin në 36 centë, ku gjithsej, vlera e mbështetjes financiare nga Qeveria është 52 milionë euro. Po ashtu, sipas tij edhe thjeshtëzimi i procedurave të aplikimit për subvencione ka bërë që të rriten sipërfaqet e mbjella me grurë.