SOT

Fermeri nga Zhitia i apasionuar ndaj shpezëve

Nga pasioni i madh që kishte për to, e ka krijuar një mini-fermë në shtëpinë e tij.

Ky është, Destan Beqiri, nga fshati Zhiti i Komunës së Vitisë, i cili tash e disa vjet po vazhdon të kultivojë shpezë të llojeve të ndryshme.

Aktualisht i ka 200 sosh. Destani i njeh mirë secilën prej tyre derisa tregon karakteristikat e veçanta të secilës.

Ndër to, njëra veçohet edhe për nga veza, e dobitë e mëdha shëndetësore.

Ai madje flet edhe për ëndrrën e tij të madhe që ka në hapjen e një kopshti zoologjik. Destani gjatë tërë vitit kujdeset për mini-fermën e tij.

Thotë se për blerje të tyre më së shumti kërkesa ka gjatë festave.