Kjo është një hapësirë e re në Prishtinë në objektin “Gërmia” në sheshin “Skënderbeu”.
Drejtori i Shërbimeve Publike, Luftar Braha, jep më shumë detaje rreth kësaj teknologjie moderne e cila ka ardhur në kryeqytet.
Prishtina është vendi i katërt në Evropë që ka arritur të sjellë këtë teknologji.
Ky vizion do të jetë i përhershëm në Prishtinë por në këtë lokacion do të jetë vetëm deri në mars.
Programet e ndryshme janë në dispozicion të qytetarëve duke përfshirë këtu edhe pamje të vjetra mijëvjeçare të diellit të marra nga NASA.
“Deep Space Prishtina” është në dispozicion të shkollave të Prishtinës pa pagesë si mundësi e mirë edukimi. Ndërsa qytetarët e tjerë mund të shfrytëzojnë këtë hapësirë në orët e pasdites duke paguar për hyrje, 7 euro të rriturit ndërsa 3 euro fëmijët.
Edhe
Google lanson Street View në Kosovë
Programet për organizimet e shkollave do të jenë të përzgjedhura duke iu përshtatur edhe kurrikulave arsimore.
“Prishtinadeepspace” u mundësua nga UNDP dhe Komuna e Prishtinës, dhe ka kushtuar rreth 2 milionë euro.
-
Komuna e Prishtinës paralajmëron tender tre milionësh për sallën koncertale që kushton dhjetëfish më shumë
-
Në Prishtinë do të prezantohet për herë të parë globalisht pajisja “Arduino Uno Q”
-
“Hapësirat e mundësive” me shembujt e rivitalizimit të ambienteve
-
Fëmijët më s’mund të marrin shërbime stomatologjike në Poliklinikën e kryeqytetit