20-vjeçari, Drilon Arifi, lindur e rritur në Prishtinë, thotë të ketë qenë si fëmijë i dhënë pas blegtorisë, dëshirë të cilën e realizoi me t’u kthyer nga qyteti në fshatin e babait të tij në Rimanishtë.
Krahas kësaj pune, Driloni e zhvillon edhe sportin e boksit, një tjetër pasion i tij.
Puna me 75 krerë dhi të kuqe, sipas 20-vjeçarit nga Rimanishta, është profitabile, gjë të cilën e dëshmojnë produktet e nxjerra prej tyre.
Veprimtaria blegtorale, për të riun Arifi, nuk del të jetë pengesë për të çuar përpara edhe synimet që i ka si boksier.
Mëngjeset e tij nisin me këto kafshë, për t’ia lënë radhën rutinës ditore të Drilonit me ushtrimet në palestrën sportive.
Artikuj të ngjashëm
-
Për Bahri Pollomin, blegtoria e bujqësia më fitimprurëse se një rrogë shteti
-
120 dele të llojit rude, bariu i pagëzon me emra të veçantë
-
25-vjeçari që, nga 147 lopë, ia siguron të ardhurat familjes
-
Jeta e një bariu mes tufës me bagëti në Drenicë
-
21-vjeçari nga Strazha që kultivon dhi të racës autoktone