Secila festë ka madhështinë e saj.
Edhe studiot e Kohavisionit (KTV) si për çdo festë mundohen të përçojnë atmosferë festive përmes ekranit televiziv.
Pamja e bukur pranë festave të fundvitit në emisionin e mëngjesit “Sot” të KTV-së me stolisjen e bredhit e detajet e tjera festive këtë herë u realizua nga “Blerta Dekor”.
Blerta Bislimi tregon për të gjitha detajet e ngjyrat që u zgjodhën.
“Në këto studio kam zgjedh ta bëj dekorin për festa të fundvitit, ku para disa ditësh kam qenë këtu dhe në bazë të ambientit kemi zgjedhur edhe ngjyrat dhe mënyrën e dekorimit”, tregon ajo.
Edhe
“Gëzuar me KOHËN!” për festë e traditë
Pos emisionit të mëngjesit, edhe ai i pasdites “Express” u zbukurua nga duart e Blertës.
“Përpos emisionit “Sot”, ne do të dekorojmë edhe studiot tjera që po ashtu kanë shkuar në bazë të kombinimeve me ambientit. Kjo është hera e dytë për mua që po dekorojmë studiot e KTV-së dhe po ndihem si në shtëpinë time”, thotë Bislimi.
Gjatë këtyre viteve bashkëpunimi mes KTV-së dhe “Blerta Dekor”, kjo kompani ka pasur oferta të shumta, të cilat kanë qenë si rezultat i stolisjes që është bërë në këto studio.
“Bashkëpunimi që kemi pasur vitin e kaluar me KTV-në, na ka sjellë edhe shumë oferta të tjera të cilat kanë dashur një dekorim sikurse në këto studio”, njofton Bislimi.
Si për secilën familje, ashtu edhe për Blertën, festat e fundvitit mbesin si më të preferuarat e që edhe dekorimit në këtë periudhë i kushtohet rëndësi më e madhe.
Edhe
Festa e 25-vjetorit nis të hënën me emisionin “Sot”
“Ne si “Blerta Dekor” rendësi i japim këtyre festave, me shpresë që viti tjetër të jetë i mbarë, pa pandemi, me gjallëri, e shumë risi të tjera”, shton në fund Bislimi.
“Blerta Dekor” do të dekorojë edhe studiot e emisioneve të tjera, të cilat janë pjesë të KTV-së.