Është 75-vjeçar dhe rutina e tij ditore lidhet me vendin ku kishte jetuar në fëmijëri.
Imer Luta përshkon rrugën e njëjtë deri te barka, të cilën e ka tash e 10 vjet, e që shpesh e shfrytëzon për lundrim në liqenin e Batllavës, raporton KOHA.
Me gjatësi prej 8 kilometrash e 48 metra thellësi, liqeni i Batllavës është një nga pikat atraktive të njohura në vend.
Me tri nivele uji, ky liqe njihet edhe për botë të pasur ujore.
75-vjeçari e ndien të nevojshme lundrimin mbi këtë liqe me barkën e tij një dekadë të vjetër, për t’u relaksuar e për të kryer shërbime të shpejta midis brigjesh.
Në afërsi të liqenit, hapësira e plotë me pisha, pos pamjes, i sjell një freski këtij vendi atraktiv.
Edhe
Gjendet i vdekur një shtetas i huaj në Liqenin e Batllavës
Karakteristikat e veçanta natyrore dhe bukuritë që gëzon liqeni i Batllavës, e bëjnë të frekuentueshëm në periudha të ndryshme kohore. Dallimin e bëjnë ditët me pandemi.
E 75-vjeçari brengë të vetme ka mungesën e kulturës për mbrojtjen e ambientit si dhe mungesën e dikujt që do ta kishte si detyrë mirëmbajtjen e kësaj zone.