SOT

26-vjeçarja me Sindromë Down, asistente farmacie në Prizren

Pëlqeje KTV Video për të parë video të përzgjedhura nga KOHA
 

Tash e 4 vjet Ndalore Likaj, nga ora 8:00 e mëngjesit punon si asistente farmacie në një nga barnatoret e Prizrenit.

Ajo e përshkruan ditën kur mësoi se do të punësohej në një nga barnatoret e këtij qyteti. Thotë se kurrë më parë nuk kishte përjetuar gëzim dhe befasi më të madhe, duke shtuar se një ëndërr e saj tashmë është bërë realitet.