Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

40 vjet mjeshtër i çiftelisë e sharkisë

Ka një kohë të gjatë që ditën e kalon vetëm në punëtorinë e ndërtuar afër shtëpisë së tij.

Aty, Enver Hajzeri, mjeshtër i punës me dru nga e cila krijon instrumentet tradicionale muzikore, thotë ta gjejë qetësinë më të madhe e të punojë me përkushtim në profesionin e tij.

Punimi i një çiftelie, sipas tij, duhet të kalojë nëpër disa faza, të cilat Hajzeri i demonstroi për emisionin “Sot”.

“Këtu e kam punëtorinë ku i vendosi veglat që përfundohen e ku klientët mund të vijnë t’i shohin e t’i marrin. Dikur për ta përfunduar një çifteli, më është dashur ndoshta 5-6 ditë, ndërsa sot, një çifteli e punoj deri në mbrëmje”, thotë Hajzeri.

Ai thotë se pos që i punon, ka edhe dëshirë t’u bie çiftelive. Thotë se me këtë vegël muzikore është marrë edhe para se të niste t’i punonte ato.

“Hera e parë që e kam pa si punohet çiftelia, ka qenë të Beqir Prelezi. I punoj edhe disa vegla tjera, siç është sharkia e violina. Më së shumti këto instrumente i punoj me dru arre, qershie, por edhe prej bungu”, shton ai.

Edhe Sekuestrohet një armë zjarri pas disa të shtënave në Jezerc të Ferizajt Kronikë 3 j. më parë Sekuestrohet një armë zjarri pas disa të shtënave në Jezerc të Ferizajt

Përveç mjeshtërisë së këtyre instrumenteve, Enver Hajzeri nga Koliqi i Prishtinës ia thotë mirë edhe këngës. Por ka edhe një dëshirë.

“Kam pas dëshirë djemtë e mi me më trashëgu, po nuk i punojnë këto instrumente, vetëm se dinë të luajnë në to, andaj jam i kënaqur për këtë”, thotë ai.

Puna e tij vazhdon të jetë tejet e kërkuar, në veçanti nga admiruesit e muzikës folklorike, por do të dëshironte që edhe gjeneratat e reja të praktikonin një rrymë të tillë.