SOT

Ferizajasit mbushin celularët me bateri përmes “pemës së mençur”

Pëlqeje KTV Video për të parë video të përzgjedhura nga KOHA
 

Shpeshherë na ndodh të mbesim pa bateri në celularët tanë e si zgjidhje për ta mbushur ka qenë ndonjë kafene përreth. Si rrjedhojë edhe kemi shpenzuar për shërbimin që kemi marrë.

Por, Komuna e Ferizajt përmes një projekti ka bërë zgjidhjen e këtij problemi. Kushdo nga kalimtarët në qendër të qytetit që mund të ketë nevojë që ta mbushë me energji celularin, mund ta bëjë këtë përmes “smart tree” apo “pemës së mençur”, e cila është e vendosur në oborrin e bibliotekës së qytetit.