Prishtina e vjetër, e ruajtur në fotografi, rrëfen shumë për ndryshimet e ndodhura gjatë viteve në vend. Të mbledhura dhe ruajtura nga Enes Bërveniku, këto fotografi paraqesin atë se si ka ndryshuar vendi gjatë një periudhe, pjesë e të cilës u bënë shumë histori.
Prishtina ndryshoi nga lagjet më të thella dhe thjeshta e deri te pjesët qendrore të saj.
Ndryshimet kemi nisur t’i shohim nga lagjja “Tophane”, vendi ku koleksionuesi që na rrëfen ka nisur dhe po e vazhdon jetën.
Nga ndryshimet e “Tophanes” kaluam te rruga “UÇK”, apo si njihet ndryshe “Te qafa”. Ndërtesat e larta që shihen tash atëherë kanë qenë të rralla edhe në këtë pjesë, e cila pavarësisht kohës ishte një qendër.
Të gjithë e njohin si “Trekëndëshi” dhe e vërejnë këtë objekt, por jo të gjithë dinë për historinë shumëvjeçare të tij. Dikur nuk ekzistonte fare, ndërsa tash që janë bërë vite që ajo zë vendin e njëjtë, të modifikuar në të shohim ngjyrën rozë të lënë nga “Manifesta”.
Lumi Vellusha kaloi dikur nëpër pjesën tash të asfaltuar te “4 llullat”.
Duke qenë vendi më i dashur dhe më i frekuentuar i qytetit, nuk i lamë pa parë edhe ndryshimet që ka pësuar sheshi i kryeqytetit. Ato lidhen me objekte të vjetra që nuk ekzistojnë më, por që thonë shumë nga historia dhe traditat e vendit.
Pjesa e Prishtinës, sot gjithnjë e ngarkuar, ishte dikur veç një rrugë e rëndomtë ndër të tjerat e këtij qyteti. Pse quhet “Veternik” na tregon Enesi, i bazuar në hulumtimet e tij.
Prishtina e sotme përballë asaj të dikurshmes është një gjigand i ndërtuar e në shumë vende jo mirë. Nostalgjinë që sjell në foto dhe rrëfimin se si ajo ishte dikur po e bëjnë Enisin që në përditshmërinë e tij të gjejë kohë për kërkim të imazheve të vjetra.