SOT

“Rruga e mediave”, iniciativë e Karaçevës, pa miratim të Komunës

Karaçeva me mbi 3 mijë banorë njihet si fshati i cili karakterizohet me emërtimet e rrugëve të cilat i ka me kuptime kombëtare.

Rruga prej kthesës së Novosellës deri te rruga e Breznicës, sipas kryetarit të bashkësisë lokale, duhet të quhet “Rruga e Mediave”.

Madje ai ka vendosur një shenjë që mban pendën e kamerën në të.

Banorët e këtij fshati thotë se arsyeja pse kanë vendosur që këtë rrugë ta njohin si “Rruga e Mediave” është për shkak të kontributit të gazetarëve në këtë fshat.

Iniciativës së kryetarit të Bashkësisë Lokale të Karaçevës, Selver Lenjani i janë bashkuar edhe 80 banorë që kanë nënshkruar kërkesën për emërtim zyrtar.

Lenjani thekson se të gjitha emërtimet e rrugëve të fshatit kanë kuptime domethënëse.

Baki Keka po ashtu thotë se thotë se emërtimi i rrugës është një falënderim ndaj mediave.

Përkrahje e mediave për fshatin kufitar duhet të falënderohet në këtë mënyrë thotë banori tjetër Shefket Lenjani.

Komuna e Kamenicës thotë se nuk e kanë marrë ende kërkesën e banorëve dhe se kjo rrugë nuk quhet rruga e mediave.

“Ju informoj që në lidhje më çështjen të cilën e keni ngritur kemi njoftuar drejtoritë përgjegjëse me një shkresë, të cilët na njoftuan se emërtimi i rrugës me emrin “Media”, nuk ka kaluar nëpër procedurat e përcaktuara me legjislacionin në fuqi, që do të thotë se në Komunë nuk ka ardhur asnjë kërkesë në lidhje me emërimin dhe riemërimin e rrugëve”, thuhet në përgjigjen e komunës.