SOT

Dredhëzat, më të kërkuarat këtë vit në serrën në Shtime

Plot vitamina, fibra e antioksidantë është e mbushur kjo serrë. E të gjitha vijnë nga prania e madhe e dredhëzave që gjendet aty.

Pikërisht këto vlera të frutës janë arsyet pse pronari Halim Baftiu e ka ndarë pjesën më të madhe të tokave për t’i kultivuar ato.

Pronari i serrave në shtime flet për llojet e dredhëzave e kultivimin e tyre. Fidanët, sipas fermerit, preferohet të importohen nga vendet e huaja për disa arsye.

Ai përshkruan edhe sistemin e kushtet që duhet të përmbushen për të arritur rendimente të larta. Kërkesat më të mëdha nga serra e tij ai i ka për dredhëzat.

E koha e shpejtë e pjekjes, si dhe vlerat ushqyese, sipas Baftiut, rezultojnë të jenë arsyet. Në dhjetë vjetët e fundit Baftiu, përveç dredhëzave, kultivon edhe pemë e perime të tjera. Specat e domatet janë disa nga to.

Ai tregon për periudhën gjatë tërë vitit në të cilën angazhohen për të arritur rezultatet e dëshiruara. Përveç pemëve e perimeve, Baftiu merret edhe me kultivimin e luleve.

Begonia, tagetes, petunia, salvia e geranium, janë vetëm disa nga shumë llojet e luleve që rriten këtu. E pronari bashkë me dredhëzat edhe lulet i cilëson si ndër më fitimprurëset e më lehtë të punueshme.

Ndonëse puna po bëhet, pritshmëritë e fermerit nuk janë të larta. Ai përmend mungesën e fuqisë punëtore e edhe ngritjen e çmimeve si faktorë ndikues në rënien e kërkesave për këtë vit.

Dredhëzat, qershitë e frutat e tjera të imëta janë të parat që piqen në fillim të sezonit, andaj edhe interesimi për to në këtë kohë është më i madh.sot