SOT

Përgatit e shet biskota për të rinjtë me aftësi të kufizuara

Azize Curri kishte studiuar për fushën e gazetarisë, porse suksesin e gjeti në ndërmarrësi, aty ku kreu trajnime të ndryshme deri në hapjen e një biznesi që e zotëron sot.

Ëmbëlsira e biskota të ndryshme, ajo i përgatitë në shtëpi aty ku edhe i pranon porositë nga klientët, ndërkaq së fundi, Curri ka nisur një iniciativë që lidhet pikërisht me punën që bën, për t’i ndihmuar të rinjtë me aftësi të kufizuara.