SOT

Fshati i Podujevës besohet të jetë i pasur me ar

Hertica e Podujevës është një ndër fshatrat e Kosovës që njihet për objektet historike që ka duke përfshirë edhe ato që u kanë rezistuar kohës e luftërave. Si i tillë, i shton arsyet se pse duhet vizituar ky fshat.

Por, ky fshat me 600 banorë ka diçka më shumë se të tjerët.

Përfaqësuesi i fshatit, Florim Muqolli, thotë se në minierën e Herticës, që aktualisht është jashtë funksionit, ka edhe ar.

“Miniera e Herticës daton nga koha romake, është e pasur me minerale të ndryshme, zakonisht për ato më të çmuarën ar, Hertica fle në ar. Është mbyll për shkak të një kontesti gjyqësor me Trepçën, por së shpejti do të fillojë punën përsëri dhe do të ketë të hyra materiale për qytetarët”, ka thënë Muqolli.